Avokati Arianit Koci ka thënë se po zhvillon biseda private me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe se ata janë të gjithë të mendimit që situata aktuale nuk mund të vazhdojë.
Ai theksoi se ka mundësi për zgjidhje, por kërkoi që të lihen pas inatet e vjetra.
Koci shtoi se është momenti që të gjithë të angazhohen më shumë për të kapërcyer krizën dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.