FRASH formoi Shtabin Rinor Qendror

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.07.2025, 09:10

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka mbajtur mbledhje ku është formuar zyrtarisht Shtabi Rinor Qendror dhe janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, të përbërë nga përfaqësuesit e degëve të FRASH.

Viola Ramadani nga FRASH, ka njoftuar se gjatë mbledhjes janë zgjedhur edhe shefat e shtabit për zonat zgjedhore, duke e konsideruar këtë hap si një sinjal të qartë për organizimin dhe angazhimin e të rinjve në skenën politike shqiptare.

“Rinia është forca që ndërton të ardhmen. Sa më shumë dije, guxim e dashuri të ketë në zemrën e saj, aq më i ndritur bëhet nesërmi,” ka deklaruar Ramadani, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përparuar.

Ajo ka shtuar se rinia nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një energji që kur ndizet me ideal, bëhet dritë për gjithë kombin.

Me këtë strukturim të ri, FRASH synon një mobilizim më të madh të të rinjve për zgjedhjet lokale, si dhe në funksion të sfidave politike dhe shoqërore që i presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit