Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë, parandalohet tragjedia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.07.2025, 22:30

Një qytetar ka raportuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Sipas tij, një përplasje verbale dhe fizike midis disa personave nisi për shkak të një vendi parkimi, ndërsa situata degjeneroi me shpejtësi.

Në videon e dërguar nga qytetari dëgjohen tone të larta debati, ndërsa ai tregon se policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ai pohon se, sipas asaj që dëgjoi gjatë debatit, personat e përfshirë mund të kenë qenë të armatosur me mjete të mprehta, megjithatë kjo mbetet një dëshmi jo e konfirmuar zyrtarisht.

Sipas qytetarit, një prej të përfshirëve është pronar i një tabakinoje në zonë, ndërsa konflikti u përshkallëzua në prezencë të shumë kalimtarëve, duke shkaktuar panik.

Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit, situata u neutralizua pa pasoja të rënda, ndërsa disa persona janë shoqëruar për sqarime në komisariat.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që konflikte për vendparkime degjenerojnë në përplasje fizike, çka tregon një tjetër simptomë të mungesës së menaxhimit urban dhe tensioneve në rritje në qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit