Makina del nga rruga në Kukës, vdes drejtuesi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.07.2025, 21:09

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku si pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar.

Raportohet se viktima, shtetasi L.SH., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga në fshatin Gryk-Çajë.

65-vjeçari nuk arriti dot t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Njoftimi i Policisë:

Kukës / Informacion paraprak. Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit