Teksas/ Numri i të vdekurve shkon në 59, 30 fëmijë ende të zhdukur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 18:29

Përmbytjet e fuqishme që goditën Teksasin qendror gjatë Ditës së Pavarësisë kanë shkaktuar një tragjedi të madhe, me numrin e viktimave që ka arritur në 59. Shirat e rrëmbyeshëm bënë që niveli i ujit në lumin Guadalupe të rritej me tetë metra për vetëm një orë, duke marrë përpara shtëpi e struktura të tjera. Qytetarët thonë se paralajmërimi për evakuim mbërriti shumë vonë, pasi shumë prej tyre ishin tashmë të rrezikuar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë banorë që përpiqen të shpëtojnë veten para se uji t’i përfshijë.

Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Litha, njoftoi se në këtë zonë janë konfirmuar 43 viktima, përfshirë 15 fëmijë. Ndërkohë, 27 fëmijë që merrnin pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe ende rezultojnë të zhdukur.

Mes viktimave janë edhe drejtuesit e “Camp Mystic” dhe një tjetër kampi të afërt. Qarku Travis raportoi katër viktima, Qarku Burnett dy dhe një tjetër person humbi jetën në Qarkun Tom Green.Autoritetet kanë angazhuar ekipe shpëtimi nga toka, ajri dhe uji për të kërkuar për të mbijetuar ose trupa të pajetë përgjatë lumit Guadalupe. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe ka kërkuar ndihmë federale për përballimin e situatës. Lumi Guadalupe, që zakonisht është i qetë, është kthyer në një forcë shkatërruese që ka përmbytur gjithçka në rrugën e vet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit