Harrohen premtimet para 11 Majit, lagjja e Zezë në Buçimas pa investime në infrastrukturë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 17:44

Ndërkohë që rrugët e fshatit Buçimas në Njësinë Administrative me të njëjtin emër, pjesë e Bashkisë së Pogradecit, po i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, një lagje e tërë është lënë jashtë këtij procesi. Banorët e "Lagjes së Zezë" denoncojnë se janë të vetmit në zonë që nuk kanë përfituar nga investimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Pershendetje JOQ, nderkohe qe rruget e fshatit Bucimas ne Njesine Administrative me te njejtin emer ne Bashkine e Pogradecit po i nenshtrohen rehabilitimit, nje lagje e tere eshte lene jashte ketij procesi. Behet fjale per “Lagjen e Zeze” e cila eshte e vetmja lagje qe nuk ka perfituar nga ky investim i kryer ne infrastrukturen rrugore te fshatit. Ne periudhen e fushates kur kerkonin vota ne lagjen tone ishte premtimi i vetem qe kemi marre nga Bashkia qe rruga do te asfaltohet, por sot eshte lene komplet ne harrese. Ju lutem postojeni! Faleminderit”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Sipas tyre, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, përfaqësues të bashkisë Pogradec, me kryebashkiak Ilir Xhakolli iu kanë premtuar asfaltimin e rrugës, duke e bërë këtë si angazhimin kryesor ndaj komunitetit. Megjithatë, pasi kanë kaluar zgjedhjet, premtimi është harruar dhe lagjja nuk është përfshirë në projektin e rehabilitimit që po zbatohet aktualisht në pjesën tjetër të fshatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit