Ankesë për linjën Tiranë–Priskë/ Rritje çmimi, kushte skandaloze në autobus

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 16:23

Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij përmes një mesazhi drejtuar JOQ Albania, duke denoncuar rritjen e çmimit të biletës në linjën e autobusit Tiranë–Priskë nga 100 lekë në 150 lekë, ndërkohë që kushtet e transportit lënë shumë për të dëshiruar. Ai thotë se autobusët janë të vjetër, shpesh herë prishen, nuk kanë ajër të kondicionuar dhe udhëtimi në temperatura mbi 35°C bëhet i padurueshëm për pasagjerët.

“Përshëndetje JOQ, Dua të bëj një ankesë për linjën e autobusit Tiranë–Priskë. Kohët e fundit çmimi i biletës është rritur nga 100 lekë në 150 lekë, ndërkohë që kushtet e udhëtimit janë shumë të këqija. Autobusët prishen shpesh, janë të vjetër dhe pa ajër të kondicionuar dhe kjo në një vapë si kjo që shkon 35°C! Për një rrugë që zgjat rreth 30 minuta, është e pajustifikueshme të paguajmë më shumë ndërkohë që nuk ka as minimumin e kushteve për një transport dinjitoz. Kërkojmë që dikush të reagojë dhe të mbajë përgjegjësi! Faleminderit!”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Sipas qytetarit, për një rrugë që zgjat rreth 30 minuta, çmimi i rritur është i pajustifikueshëm duke marrë parasysh mungesën e shërbimeve bazë. Ai kërkon që institucionet përkatëse të marrin masa dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë të papranueshme, duke theksuar se qytetarët meritojnë transport publik me standarde dinjitoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit