Puseta e hapur në Valias rrezikon banorët dhe shoferët, institucionet në Kamëz asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 15:47

Një pusetë e hapur prej më shumë se një jave në zonën e Valiasit në Kamëz po përbën një rrezik serioz për banorët, sidomos për fëmijët dhe drejtuesit e automjeteve. E vendosur në mes të rrugës, ajo nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese apo mbrojtje fizike përreth.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe të neglizhuar nga institucionet përkatëse. Pavarësisht raportimeve të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për ta rregulluar ose për ta mbuluar përkohësisht këtë gropë të rrezikshme.

Prsh JOQ! Kjo puseta ndodhet ne Kamez, Valias dhe perben rrezik per femijet dhe makinat. Ka me shume qe nje jave qe ndodhet ne kete gjendje. Kane ra dhe makina ne te. Flm nqs e postoni", shkruan qytetari për JOQ Albania.

Bashkia Kamëz dhe kryetari Rakip Suli si dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve duhet të reagojnë menjëherë për këtë situatë të papranueshme. Neglizhenca institucionale në raste të tilla nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe rrezik për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit