Aksident me 5 të plagosur në Kurbin: Shoferët ikin, policia vjen pas 2 orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2025, 15:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Gjorm të Kurbinit, si pasojë e përplasjes së një furgoni dhe një makine janë dëmtuar pesë pasagjerë.

Sipas informacioneve, shoferët e përfshirë në aksident janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë të plagosurit në vend.

Referuar dëshmitarëve të aksidentit, ambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit menjëherë, ndërsa policia ka vonuar dhe ka mbërritur vetëm pas më shumë se dy orësh, rreth orës 14:30.

Pasagjerët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e aksidentit dhe identifikimin e shoferëve të përfshirë vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit