Në ujërat e Liqenit të Ohrit gjendet trupi i pajetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.07.2025, 14:52

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje në ujërat e Liqenit të Ohrit është gjetur një trup i pajetë.

Siç bëjnë të ditur nga MPB bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Shkupi.

“Më 5 korrik 2025, rreth orës 18:21, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit është vërejtur një trup i pajetë mashkulli.

Pas hetimeve paraprake është konstatuar se bëhet fjalë për M.J. (70) nga Shkupi. Sipas mjekut nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, vdekja është konstatuar pa shenja dhune”, bëjnë të ditur nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit