Habitet i riu në Institut: Asnjë këmbësor nuk e përdor mbikalimin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.07.2025, 14:58

Një djalë i ri ka mbetur i habitur me sjelljen e qytetarëve në zonën e Institutit, në afërsi të mbikalimit të këmbësorëve që ndodhet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Djali tregon për redaksinë tonë se ka qëndruar rreth një orë në një kafe të zonës, dhe ajo që i ka bërë përshtypje, lidhet me faktin se askush prej këmbësorëve nuk e përdor mbikalimin që është në funksion të tyre.

Përkundër kësaj, të gjithë kalojnë rrugë përmes korsisë së makinave, duke rrezikuar jetën dhe duke u kthyer në një burim aksidenti.

Nëse aksidentohet ndonjë person aty, çfarë faji ka shoferi që të shkojë në burg?” pyet qytetari me të drejtë.

Në mesazhin e plotë ai thotë:

Pershendetje JOQ po pija kafe ne Istitut dhe me beri pershtypje per nji ore sa nejta ne kafe, asnji nuk kaloi ne mbikalim. Te gjithe per shkurt! A do behemi njerez te ndergjegjshem ndonjehere ne shqiptaret? Nese aksidentohet ndonje person aty ca faji ka shoferi qe shkon ne burg? Nese mundei postojeni ndoshta e kuptojn qe pse eshte mbikalimi aty flm.”

Kjo situatë kërkon ndërhyrjen e autoriteteve të policisë rrugore, e cila ka për detyrë menaxhimin e qarkullimit rrugor. Masat ndëshkuese ndaj këmbësorëve që nuk rrespektojnë rregullat e lëvizjes mund të jenë një masë që jep rezultat, duke ulur rrezikun për aksidente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit