Një landfill i paligjshëm për depozitimin e dherave dhe mbetjeve urbane e ndërtimore është ndërtuar në buzë të lumit të Tërkuzëz në lagjen Albavia në Kamëz.
Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, duken se si me dhjetëra pirgje dhe inerte janë derdhur në një tokë livadhore pranë lumit. Pavarësisht se mbetjet janë bërë si male me dhe, në video shfaqet një kamion i cili po shkarkon dhera të tjerë.
Banorët tregojnë se kanë bërë disa herë ankesa në bashkinë Kamëz të drejtuar nga Kipja (Rakip Suli), por asnjë masë nuk është marrë.
Përveç dherave, në zonë janë hedhur edhe mbetje të tjera urbane, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve infektive, për dhjetëra-mijëra banorë që jetojnë në këtë zonë dhe kanë shtëpitë përgjatë lumit të Tërkuzës.
Duke qenë se Kipja nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht se është në dijeni të situatës, thirrja jonë shkon për institucionet ligjzbatuese, që të marrin masa për të ndëshkuar ndotësit dhe abuzuesit me mjedisin.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendtje JOQ si jeni! Landfill ne lumin Terkuza ne lagje te banuar ne Kamez te albavia shiko ca bohet masaker mjedisore, jan ber shum ankesa prane bashkise kamez per ndotje dhe masakren mjedisore po asnje mase!
Ju lutem, ju si media e madhe qe jeni merrni masa bejeni mediatike dhe denonconi qe te ndalohet kjo masaker mjedisore!
Lumi i tekuzes esht i mbushur plot me dhera e mbetje dhe pluhuri i madh qe krijohet eshte bere e pa banueshrem ktu ne kete zone. Duke shpresuar qe do merrni masa dhe do ta bejni mediatike qe kjo te ndalohet kemi shum besim te ju media JOQ. Ju faleminderit!