Alarm në portin e peshkimit në Durrës, ndotja rrezikon jetën detare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 12:53

Porti i anijeve të peshkimit në Durrës ndodhet përballë një ndotjeje alarmante. Uji është mbuluar nga mbeturina plastike, mbetje të naftës dhe ndotje të tjera të dukshme që rrezikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Pamjet e fundit tregojnë një situatë të papranueshme, ku ndotja ka formuar shtresa të trasha në sipërfaqe, duke e kthyer portin në një vatër rreziku.

Autoritetet lokale dhe qendrore duhet të ndërhyjnë menjëherë për të pastruar këtë zonë të rëndësishme ekonomike dhe ekologjike. Ky port është zemra e aktivitetit të peshkimit në Shqipëri, dhe çdo ditë që kalon pa veprim, përkeqëson dëmin ndaj natyrës dhe komunitetit lokal. Mungesa e masave konkrete për pastrim dhe monitorim është një neglizhencë e rëndë.

Bëhet thirrje për reagim urgjent nga Ministria e Mjedisit e Mirela Kumbaros, Bashkia e Durrësite Emirjana Sakos dhe të gjitha institucionet përgjegjëse. Nuk ka më kohë për të pritur apo për të heshtur përballë këtij degradimi. Kërkohet bashkëpunim i menjëhershëm mes shtetit dhe komunitetit për të rikthyer pastërtinë dhe funksionalitetin e portit të anijeve të peshkimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit