Sako i pret pushuesit me plehra në tokë, “Shkëmbi i Kavajës” qelbet nga pisllëku

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.07.2025, 12:13

Në një nga zonat më të frekuentuara të Durrësit gjatë sezonit veror, Shkëmbi i Kavajës, situata me menaxhimin e mbetjeve po shndërrohet në një problem serioz. Banorët, në vend që të shfrytëzojnë koshat e vendosur nga bashkia, zgjedhin t’i hedhin mbeturinat përpara shtëpive të fqinjëve apo në mes të rrugës. Erërat e plehrave bëhen pjesë e përditshmërisë për turistët që paguajnë shuma të konsiderueshme për akomodim dhe shërbime, por përballen me pamje dhe aroma që nuk përputhen me pritshmëritë e një pushimi bregdetar.

Pershendetje! Uroj te jeni mir! Po ju dergoj disa foto ne nje nga zonat me te populluara ne sezonin veror te durrsit nga shkembi Kavajes. Banoret I marin plerat nga shtepit e tyre dhe I hedhin perpara shtepis se tjetrit. Turistet paguajn tarifa te larta sherbimi dhe fjetje dhe kur dalin ne dritare ndjejn eren e plerave. Faji I bashkis qe koshat jan lene pak larg apo I banoreve qe pertojn ti hedhin ne kosh dhe I hedhin ne mes te rruges. Turp per kte vend”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Bashkia Durrës me kryebashkiake Emirjana Sakon, duhet të rivlerësojë vendosjen e kosheve dhe të forcojë kontrollet, por përgjegjësia kryesore bie mbi qytetarët. Hedhja e mbeturinave në rrugë nuk është thjesht mungesë kulture është një akt që dëmton komunitetin, ekonominë dhe imazhin e vendit tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit