Një qytetar kërkon nga bashkia Fier vëmendje urgjente ndaj kushteve të varrezave të Fierit, të cilat janë mbuluar me plehra. Pamjet e regjistruara tregojnë varreza të mbuluara nga mbeturina dhe plehra, duke krijuar një pamje të trishtueshme dhe të papranueshme për një vend që duhet të respektohet dhe nderohet. Ky problem ka shqetësuar shumë banorë të qytetit dhe ka ngritur pyetje mbi kushte të pasiguruara për varrezat dhe mungesën e higjienës.
“Pershendetje! Si jeni Uroj te jeni mire! Do t’jua di shume per faleminderit nese e publikoni kete video nga varrezat e Fierit. Eshte mbuluar nga plehrat”, shkruan qytetari. Bashkia Fier me kryetar Armando Subashi, ende nuk kanë reaguar ndaj këtij problemi, ndërkohë që shumë qytetarë kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe efikase. Ky rast nxjerr në pah nevojën për një menaxhim më të mirë të varrezave dhe respekimin e kushteve higjienike. Banorët kërkojnë që plehrat të pastrohen menjëherë dhe varrezat të kthehen në një vend të denjë për nderimin e të afërmve të ndjerë.