Vdes në QKUK i riu nga Gjakova, u rrëzua në vendin e punës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.07.2025, 11:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Një i ri rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rreziuar në vendin e tij të punës.

Policia e ka konfrimuar rastin.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

”Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës 06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit