Një klient ka denoncuar një rast tronditës në një lokal në Shkodër, ku i është servirur një supë me perime, por brenda saj ka zbuluar edhe një krimb të gjallë.
Fotografia e siguruar për JOQ nga denoncuesi tregon qartë insektin mbi lugën e supës, duke ngritur pikëpyetje serioze për higjienën dhe kontrollin ushqimor në këtë lokal.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali të njohur, ku klienti pretendon se personeli nuk ka reaguar siç duhet pas ankesës.
Ky incident ngre alarmin për autoritetet shëndetësore dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit që të ndërhyjnë me kontrolle urgjente për të garantuar sigurinë ushqimore dhe respektimin e standardeve higjienike në shërbimin e restoranteve.