Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast shqetësues që lidhet me zhdukjen e një të afërmi të tij. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Roberto Shaqja nga Shijaku, me të cilin familjarët kanë humbur kontaktet prej plot 20 ditësh.
Sipas denoncimit, Roberto është parë për herë të fundit në Shijak dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Familja ka bërë kallëzim në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar apo gjurmë që të çojnë drejt zbulimit të tij.
Të afërmit e tij janë thellësisht të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Kushdo që mund të ketë informacion për Roberto Shaqjan, është i lutur të kontaktojë në numrin: 0682200267.
Çdo ndihmë mund të jetë jetike në këto momente.