Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.07.2025, 20:16

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku janë përfshirë dy automjete.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagusur dy drejtuesit e mjeteve.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga qytetarë të pranishëm në vendngjarje tregojnë dëmet e dukshme që kanë pësuar të dy mjetet e aksidentuara.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit