U sëmur papritur teksa po lahej në lum, shqiptari i shpëton mrekullisht vdekjes në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.07.2025, 19:31

Një 53-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente të frikshme pasditen e kësaj të shtune në Itali, teksa ndodhej në ujërat e lumit Piave, në zonën e Fagarè, pjesë e komunës San Biagio di Callalta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur ai u vu re që hasi vështirësi brenda në ujë teksa po lahej, duke alarmuar kalimtarët, të cilët lajmëruan shërbimet e emergjencës.

Menjëherë në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, një helikopter emergjence, personeli mjekësor dhe karabinierët e Oderzo-s. Falë ndërhyrjes së shpejtë, 53-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe banues në Ponte di Piave, u shpëtua në kohë dhe iu dha ndihma e parë.

Më pas, ai u transportua në spitalin e Oderzo-s, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shqiptari ka pësuar një shqetësim të papritur shëndetësor teksa notonte, çka i pamundësoi daljen e tij të sigurt nga uji.

Ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve ka shmangur pasojat më të rënda dhe ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit