“Na u ngatërrua litari në fyt”, 6 vajza rrezikojnë jetën në Durrës, drejtuesi i skafit: “Vetë e kërkuat”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.07.2025, 18:23

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një grup prej gjashtë vajzash denoncojnë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë një aktiviteti në det me komerdare tërhequr nga skaf ditën e sotme në Durrës.

Sipas denoncueses, gjithçka nisi si një përvojë argëtuese në plazh, por situata doli jashtë kontrollit kur drejtuesi i skafit nisi të lëvizte me shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që komerdarja të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar.

Nga gjashtë vajzat, vetëm tre arritën të qëndronin mbi komerdare, ndërsa tre të tjerat ranë në ujë. Njëra prej tyre ka pësuar një incident të rrezikshëm, pasi litari që lidhte komerdaren me skafin iu ngatërrua në fyt, duke i shkaktuar për pak një tragjedi.

Dy vajza të tjera pësuan atak paniku për shkak të ngjarjes. Sipas denoncimit, edhe pasi ndodhi incidenti, drejtuesi i mjetit nuk u ndal, por vazhdoi ta rrotullonte komerdaren, duke injoruar gjendjen e vajzave.

Kur ato kërkuan sqarim, përgjigjja që morën ishte: “Ju vetë e kërkuat.” Për më tepër, iu kërkua të mos shkonin në spital apo farmaci dhe të mos tregonin se ishin lënduar, me arsyetimin se “na fiket puna”.

Vajzat nuk morën as falje, as dëmshpërblim, ndërsa rasti është një tjetër alarm për mungesën e sigurisë dhe përgjegjësisë në aktivitetet detare gjatë sezonit turistik.

Mesazhi i ardhur në redaksi:

“Përshëndetje JOQ, kam një denoncim për të bërë dhe do t’ju lutesha shumë ta shpërndanit për të mirën e të gjithëve (anonim). Ne jemi 6 vajza që erdhëm në plazh dhe donim të provonim një nga komerdaret që tërhiqte një skaf. Çdo gjë ishte mirë derisa djali që drejtonte skafin ecte me shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që komerdarja të rrotullohej jashtë kontrollit. Nga 6 vajza, vetëm 3 qëndruam në komerdare, ndërsa 3 ranë në ujë. Njërës prej tyre iu ngatërrua në fyt litari që lidhej mes skafit dhe komerdares dhe, imagjinoni, në atë shpejtësi iu ferkua në fyt litari. Zoti e ruajti që nuk ndodhi fatkeqësi e madhe. Dy vajzat e tjera pësuan atak paniku nga situata. Kur kërkuam të dilnim në breg, djali vazhdonte të rrotullonte komerdaren, duke injoruar që sapo kishim kaluar një traumë. Kur i kërkuam llogari, përgjigja ishte ‘ju vetë e kërkuat’. Më pas na thanë ‘ju lutem mos shkoni në farmaci apo spital dhe mos tregoni si jeni vrarë, se na fiket puna.’ Nuk morëm as dëmshpërblim, as falje, asgjë. Nuk dua të përmend vendin, por le të dihet kjo për të qenë të kujdesshëm kur hipni në xhiro të tilla dhe të siguroheni që personi të jetë përgjegjës.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit