Banorët e kompleksit "Kaimi" në Ali Demi po përballen me një situatë të vështirë, pasi po paguajnë një tarifë mujore prej 20 mijë lekësh të vjetra për administrim, por nuk marrin asnjë shërbim. Sipas banorëve, kompanisë "Info Tirana" të Taulant Ahmetaj, që ka marrë përsipër administrimin e kompleksit, nuk po i jep shërbime të duhura për përdorimin e tarifës, duke i lënë ata pa mbështetje dhe pa asnjë përfitim nga këto pagesa.
“Pershendetje, te lutem nese mundesh ta publikosh shqetesimin tim ne lidhje me hapesirat publike ne kompleksin kaimi, Ali Demi. Paguajme 20 mije leke te vjetra cdo muaj tarife administrimi dhe nuk marrim asnje sherbim. Kur kerkojme llogarin nga kompania infro tirana qe e administron per perdorimin e tarifes nuk marrim nje pergjigje. Po ju dergoj dhe disa foto, te lutem anonim”, shkruan një banore.
Për më tepër, kërkesat e shumta për informacion lidhur me përdorimin e fondeve dhe llogaritë financiare nga banorët e kompleksit nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania që menaxhon objektin. Kjo mungesë transparence ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek banorët, të cilët kërkojnë llogari dhe një shërbim më të mirë për paratë e paguara.