Droni më i vogël në botë: Kina prezanton një robot fluturues që imiton mushkonjat

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05.07.2025, 18:03

Një dron i ri, me madhësinë e një mushkonje dhe që fluturon në heshtje, po ngre shqetësime për përdorimin në mbikëqyrje, operacione të fshehta dhe luftë biologjike.

Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes në Kinë ka zbuluar një nga pajisjet më të sofistikuara të dekadës së fundit: një dron mikro që imiton në mënyrë të përkryer një mushkonjë. Kjo pajisje ultramikroskopike u paraqit për herë të parë në një video nga televizioni shtetëror kinez, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve të sigurisë dhe teknologjisë në mbarë botën.

Droni, i gjatë nga 0.6 deri në 2 centimetra dhe me peshë më pak se 0.3 gramë, është projektuar për misione të fshehta dhe mbikëqyrje. Me pamje që ngjan në mënyrë befasuese me një insekt, ai ka një trup të zi, elegant dhe tre këmbë tepër të holla. Krahët bionikë të këtij roboti valëviten në heshtje të plotë, duke e bërë pothuajse të padukshëm gjatë lëvizjes.

Aftësitë teknologjike të dronit e dallojnë nga çdo pajisje tjetër fluturuese e këtij lloji. Ai përdor mikroaktuatorë të avancuar që i mundësojnë të qëndrojë pezull dhe të manovrojë me saktësi në hapësira të mbyllura apo të ngushta. Për më tepër, përplasja e krahëve nuk gjeneron zhurmë, një karakteristikë që e bën të përshtatshëm për operacione pa u diktuar nga sistemet tradicionale të zbulimit.

Ky robot fluturues nuk është thjesht një pajisje mbikëqyrjeje. I pajisur me kamera, mikrofonë dhe sensorë të ndjeshëm, ai mund të përdoret në skenarë të ndryshëm, që nga spiunazhi ushtarak dhe civil, e deri te operacionet e luftës biologjike dhe krimit kibernetik. Ekspertët paralajmërojnë për përdorimin potencialisht të rrezikshëm të kësaj teknologjie në mjedise të hapura.

Përdorimi i tij në qytete, natyrë apo zona me kontroll të lartë është i mundur falë përmasave të vogla dhe dizajnit të sofistikuar. Ndryshe nga dronët tradicionalë që dallohen lehtë në radar apo nga mbikëqyrja vizuale, mushkonja robotike arrin të shmangë çdo sistem të zakonshëm detektimi.

Publikimi i videos nga mediat shtetërore kineze ka nxitur reagime të shumta nga vendet perëndimore, të cilat shohin në këtë zhvillim një potencial të lartë për destabilizim në fusha të ndryshme. Sipas raportimeve të Eurasiantimes, kjo teknologji do të përdoret si armë e heshtur në konfliktet e së ardhmes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit