Pas fitores me 10 mandate, qeveria “shpërblen” Elbasanin me dyfishim të çmimit të ujit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.07.2025, 17:21

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar një vendim të ri për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për qytetarët e qarkut Elbasan. Vendimi është marrë këtë të hënë dhe parashikon një rritje të ndjeshme të çmimeve për familjarët në disa bashki.

Në qytetin e Elbasanit, tarifa e ujit për konsumatorët familjarë do të rritet nga 40 lekë për metër kub, në 60 lekë për metër kub. Rritje më të lartë do të ketë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhdit. Në Gramsh, çmimi kalon nga 32 lekë në 60 lekë për metër kub, ndërsa në Librazhd nga 42 lekë në 60 lekë për metër kub.

Gjithashtu, është rritur edhe tarifa për shërbimin e kanalizimeve. Në Elbasan, tarifa rritet nga 9 lekë në 15 lekë për metër kub, ndërsa në Gramsh do të zbatohet një tarifë e re prej 30 lekësh për metër kub, nga zero që ishte më parë.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e reformës së ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka kaluar shërbimet e ujësjellësve nga njësitë vendore në varësi të saj, duke i bashkuar në nivel qarku. Qëllimi i kësaj reforme është përmirësimi i menaxhimit dhe rritja e eficiencës, por deri tani ka sjellë kryesisht rritje të tarifave për qytetarët në disa zona të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit