Trotuari i rrezikut në Potam, pushuesit në sfidë me gropat, pusetat dhe rrugën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.07.2025, 15:59

Pushimet në Himarë nuk janë vetëm perëndime të bukura dhe det i kristaltë. Në zonën e Potamit, gjendja e trotuarit është bërë shqetësuese për turistët dhe banorët. Me një hapësirë ecjeje jo më shumë se 50 cm dhe të mbushur me gropa, puseta të hapura dhe mungesë mirëmbajtjeje, kalimi bëhet një sfidë e përditshme. Për shkak të kushteve të papërshtatshme, këmbësorët shpesh detyrohen të ecin në rrugën e makinave, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre. Ky segment i trotuarit ndodhet pikërisht në një zonë me fluks të lartë turistësh gjatë sezonit veror, çka e bën edhe më urgjente ndërhyrjen e autoriteteve lokale.

“Pushime te mbara nga Himara! Perendetje! Kjo eshte gjendja e trotuarit nga Potami ne Himare ku kalojne turistet ne nje sfide gropash dhe pusetash, trotuari brenda parametrave 50 cm dhe njerezit detyrohen te ecin ne rruge automjetesh”, shkruan qytetari. Banorët dhe vizitorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga Bashkia e Himarës dhe institucionet përgjegjëse për këtë problem që jo vetëm ul cilësinë e përvojës turistike, por edhe dëmton imazhin e Himarës si destinacion bregdetar. Infrastruktura e sigurt duhet të jetë përparësi, sidomos në një zonë me rëndësi të madhe turistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit