Borshi, një prej destinacioneve më të preferuara bregdetare, po përballet me një problem serioz të ndotjes së ujit.
Pushuesit që kishin planifikuar të kalonin ditët e tyre të pushimeve në këtë zonë, po largohen për shkak të derdhjes së mbeturinave në det.
Sipas tyre, tragetet dhe jahte që kalojnë në këtë zonë vazhdojnë të hedhin mbeturinat dhe pisllëkun direkt në ujë, duke shkaktuar ndotje të madhe. Kjo situatë po prish pamjen e bukur të detit dhe po dëmton rëndë pushimet e vizitorëve që kanë paguar për qëndrimin e tyre në këtë plazh.
Denoncimi 1:
Përshëndetje, shikoninse cfare ndodh ne borsh !! Mjetet lundruese si jahte apo tragete hedhin pislliqet ne det . Gjithe ky det i mrekullueshëm e prishin maskarenjtë!!
Denoncimi 2:
Pershendetje nga Borshi Nuk e di cfare mund te jete Por eshte skandal
Denoncimi 3:
Vazhdon ndotja ne borsh Te gjithe pushuesit iken Nga uji Tragetet vazhdojne derdhjen e mbeturinave ne det dhe nuk rrihet me ktu.. na I prishen pushimet qe kemi paguar per 8 dite