E veshur me të bardha, gruaja e Diogo Jotës në gjendje të rëndë emocionale në funeralin e ish-sulmuesit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.07.2025, 15:30

Rute Cardoso, bashkëshortja e 28-vjeçarit Diogo Jota, është parë në gjendje të rëndë emocionale gjatë funeralit të ish-sulmuesit të Liverpool-it. Ngjarja tragjike ndodhi vetëm dy javë pas martesës së tyre më 22 qershor, një ditë që ata e kishin ëndërruar prej vitesh. Çifti, të njohur që në shkollë të mesme, kishin ndërtuar një jetë të përbashkët dhe ishin prindër të tre fëmijëve, më i madhi vetëm katër vjeç.

Dashuria e tyre 13-vjeçare ishte përjetësuar në një ceremoni të thjeshtë, por të mbushur me ndjenja të thella, vetëm pak ditë më parë. Por më 3 korrik, një aksident fatal i mori jetën Diogos, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrën e Rutes dhe familjes së tyre. Të gjithë e përshkruajnë historinë e tyre si një përrallë moderne, të ndërtuar mbi miqësi, dashuri dhe përkushtim.

Në një gjest që theu çdo konvencë, Rute zgjodhi të vishej me të bardha në ceremoninë mortore, njësoj si në ditën e dasmës. E veshur me të njëjtën ngjyrë që simbolizonte fillimin e përbashkët të jetës së tyre, ajo i dha lamtumirën e fundit njeriut që kishte dashur prej adoleshencës. Një lamtumirë që nuk ishte fund, por kujtesë e një dashurie që nuk do të shuhet kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit