Prej muajsh, banorët e kompleksit “Çabej” në Yzberisht, Tiranë, po përballen me një situatë të padurueshme për shkak të zhurmave të vazhdueshme që vijnë nga një furrë buke dhe pastiçeri “Lika”. Aktiviteti i biznesit zhvillohet pa asnjë kufizim kohor, duke filluar që në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon deri vonë në mbrëmje, pa respektuar asnjë normë qetësie. Makineritë industriale që punojnë gjatë gjithë natës, zhurma e trapanëve, troshitjet e kollonave dhe lëkundjet e vazhdueshme kanë kthyer jetën në këtë pallat në një makth të përditshëm.
Situata është bërë edhe më alarmante pasi si pasojë e punimeve të pakontrolluara janë dëmtuar strukturat e ndërtesës. Një banore që jeton në katin sipër furrës denoncon se i është shembur muri i dhomës së gjumit, ndërsa në apartamente të tjera janë konstatuar çarje të mureve. Pavarësisht ankesave të përsëritura nga banorët dhe mbledhjeve të zhvilluara në pallat, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të vënë rregull. Pronari i biznesit, që banon në të njëjtin pallat, është në dijeni të plotë për dëmet dhe shqetësimet që po shkakton, por nuk ka marrë asnjë masë për t’i ndalur ato.
Denoncimi:
Pershendetje JOQ! Kam nje problem te madh me shtepine ku banoj per shkak te zhurmes te nje furre buke. Pasticeri Lika quhet ne komplexin Cabej ne Yzberisht, Tirane. Ju lutem ku mund te drejtohem per zgjidhje ai po bene zgjerime shtese poshet shtëpisë dhe nga tronditja e prishjeve te kollonave me ka shembur murin tek dhoma e gjumit sepse une banoje siper dmth, gjithe diten punohet pa orar pushimi. Fillon qe ne 7 te mengjesit trapani e mbaron ne darke pa pauz. Gjithe naten degjohen zhurmat e makinerive qe kane per brumin e ëmbëlsirave. Ja kemi shfaqur si shqetesim menaxherit sa here, as nuk duan t’ja dine fare per kete shqetësim. Jemi ne hall te madh nuk rrihet ne shtepi as ditën as natën, detyrohem iki fle ne vend tjeter duke lene shtepine time. Ju lutem dua nje zgjidhje sa me shpejt, i kam te gjitha zhurmat me video gjate natës, ditës, foton e shembjes murit te dhomes gjumit. Eshte ankuar i gjithe pallati kane bere mbledhje dhe asgje e njejta histori mbetet. Atij nuk i intereson aspak kjo pjese. Ai i korrupton te gjithe askush nuk guxon te marre masa dhe te flase. Ai banon ne te njejtin pallat dhe e di shume mire situaten por nuk mban përgjegjësi. Ora 2 i drekes po shkon nk pushon trapani.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës, Inspektoriatit të Ndërtimit, Policisë Bashkiake, Ministrisë së Mjedisit dhe çdo institucioni përgjegjës të ndërhyjë menjëherë për të ndalur këtë abuzim të rëndë. Banorët e kompleksit “Çabej” nuk mund të jetojnë në frikë dhe zhurmë të përhershme. Nëse keni një zgjidhje ligjore, institucionale apo jeni në gjendje të ndërhyni, ju lutemi reagoni para se situata të përshkallëzohet edhe më shumë dhe të rrezikohen jetët e banorëve.