Rruga për Qeparo, konkretisht rruga te fshati Pilur është kthyer në një kurth vdekjeprurës për drejtuesit e mjeteve. Persona të papërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin vaj në rrugë, duke shkaktuar rrezik serioz për aksidente dhe kërcënim për jetën e drejtuesve.
Ky është një fenomen që po ndodh çdo ditë, dhe autoritetet duket se kanë dështuar në marrjen e masave për parandalimin e tij. Pavarësisht denoncimeve të shumta, policia rrugore nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të identifikuar dhe ndaluar këto akte kriminale që po vënë në rrezik jetën e dhjetëra personave që kalojnë çdo ditë në këtë aks.
“Pershendejte JOQ! Video rruges per ne Qeparo, fshati Pilur, pothuajse gjithe rruga me vaj dhe ne ane te rruges kane vendosur numrat e karrotrecit”, shkruan qytetari.