Maji 500 mijë lekë dhe qershori 2 mijë lekë, qytetari s’percepton dot faturën e OSHEE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.07.2025, 12:05

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar një situatë shqetësuese lidhur me faturimin e energjisë elektrike, duke theksuar se punonjësit e KESH dhe OSHEE nuk kontrollojnë më sahatet në terren. Sipas tij, në muajin maj fatura e energjisë ka arritur deri në 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa në qershor ka rënë në vetëm 2 mijë lekë të vjetra, duke ngritur dyshime serioze për mënyrën e llogaritjes së konsumit.

Qytetari:

Pershendetje! Shikoni çfarë bejne puntoret e KESH qe nuk vijne me i pare sahatet e dritave ne Tiranë. Ne maj 500 mije leke te vjetra, qershor 20 mije leke te vjetra. Punëtorët e OSHEE flejne gjume me taksat tona marrin rrogat. Kam shtëpi private por i vendosin sipas qejfit, nuk vijne me i pa fare. Ju lutem, anonim!

Qytetari, i cili kërkon të mbetet anonim, thekson se banon në një shtëpi private dhe se matjet e energjisë bëhen sipas dëshirës së institucioneve përkatëse. Ai shpreh indinjatën për faktin që punonjësit e OSHEE flenë gjumë me taksat e qytetarëve dhe marrin rroga pa kryer detyrat e tyre minimale. Ai bën thirrje KESH të Erald Elezit dhe OSHEE të Enea Karakaçit për rikthimin e transparencës në faturimin e energjisë elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit