Turisti në Sarandë nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2025, 08:46

Një incident i mundshëm i rrezikshëm u parandalua në kohë mbrëmjen e sotme në shëtitoren e qytetit bregdetar të Sarandës, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit.

Një shtetas i huaj, me origjinë italiane, është konstatuar duke lëvizur me një thikë në dorë në një zonë të mbipopulluar, duke shkaktuar shqetësim dhe panik mes qytetarëve të pranishëm në bulevard.

Menjëherë pas sinjalizimit, patrullat e policisë ndërhynë duke e neutralizuar situatën pa përdorur forcë të panevojshme dhe pa shkaktuar asnjë incident apo lëndim. I dyshuari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku aktualisht po merret në pyetje.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, personi i ndaluar është identifikuar si Th. M., 32 vjeç, nga Perugia, Itali, i cili ndodhej për pushime në Sarandë. Dyshohet se në momentin e ngjarjes, ai ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e problemeve të shëndetit mendor.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk janë raportuar persona të lënduar. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit