Dhjetëra qytetarë nga Durrësi kanë raportuar në redaksinë e JOQ Albania pak minuta më parë për një fenomen të pazakontë që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar. Sipas dëshmitarëve, një mjegull tepër e dendur ka mbuluar papritur zonën, duke befasuar banorët.
Qytetarët kanë dërguar edhe pamje që tregojnë qartë prezencën e mjegullës së dendur, e cila ka kufizuar dukshmërinë dhe ka krijuar një atmosferë të pazakontë për këtë periudhë të vitit dhe këtë orar të natës. Shumë prej tyre shprehen se një dukuri e tillë nuk është parë më parë në këtë stinë.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet lokale apo nga institucionet që monitorojnë situatat meteorologjike dhe mjedisore. Qytetarët kërkojnë shpjegime mbi natyrën e këtij fenomeni.
JOQ Albania do të vijojë të ndjekë këtë situatë dhe do t’ju informojë në kohë reale nëse ka zhvillime të reja ose qëndrime nga institucionet përkatëse.