Mjegulla e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës në kulmin e temperaturave të larta

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.07.2025, 20:56

Pamje të pazakonta janë regjistruar në bregdetin e Vlorës, ku një mjegull e dendur ka mbuluar plazhin në mesditë, duke habitur pushuesit.

Një dukuri meteorologjike e rrallë për muajin korrik ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në jug të vendit. Mjegulla ka mbërritur papritur në vijën bregdetare të Vlorës, duke shtrirë efektin e saj nga Lungomare deri në zonën e Zvërnecit.

Ky fenomen ka befasuar shumë banorë dhe vizitorë, të cilët janë përballur me një peizazh të mbuluar nga denduritë e mjegullës në një ditë me temperatura ekstreme. Termometri në qytet kishte arritur deri në 40°C, duke krijuar kontrast të fortë mes nxehtësisë dhe mjegullës së papritur.

Sipas shpjegimeve të sinoptikanëve, shkaku kryesor është përplasja mes ajrit shumë të nxehtë dhe ndryshimeve të menjëhershme në lagështinë e ajrit përgjatë zonës bregdetare. Ky kombinim i faktorëve ka krijuar kushte ideale për formimin e mjegullës së dendur.

Pamjet e kësaj dukurie u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, ku pushuesit kanë postuar video dhe fotografi, duke shprehur habinë e tyre për një mot të tillë në mes të sezonit veror.

Meteorologët kanë siguruar se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të zhduket brenda disa orëve. Ndërkohë, situata nuk ka ndikuar në zhvillimin normal të aktivitetit turistik.

Kjo është një nga ato raste të rralla kur natyra befasoi me kontraste, duke sjellë një atmosferë më shumë pranverore sesa tipike për kulmin e korrikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit