Fshati Çikallesh në Elbasan pa ujë, Ujësjellës Kanalizimi: Nuk e kam për detyrë se iu çahet tubi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.07.2025, 19:54

Banorët e fshatit Çikallesh, në njësinë administrative Tregan të Elbasanit, po përballen prej ditësh me mungesë të ujit të pijshëm. Linja kryesore që furnizon fshatin është dëmtuar rëndë dhe përpjekjet për riparim janë bërë kryesisht nga vetë banorët.

Sipas tyre, punonjësi përgjegjës për zonën, Dash Coha, ka deklaruar se detyra e tij është vetëm të hapë ujin dhe jo të merret me riparime. Në të njëjtën kohë, edhe administratorja e njësisë, znj. Manjola, është e informuar për situatën por nuk ka marrë asnjë masë konkrete.

Banorët shprehen se kjo gjendje përsëritet prej vitesh dhe institucionet përkatëse, përfshirë ato në Elbasan, nuk reagojnë ndaj ankesave. Ata apelojnë për ndërhyrje urgjente nga Bashkia Elbasan, duke shpresuar që kjo situatë të marrë fund njëherë e mirë dhe të sigurohet një zgjidhje e qëndrueshme për furnizimin me ujë.

Qytetari shkruan:

Mirdita si jeni? Komuna Tregan, Elbasan fshati Cikallesh eshte pa uje prej ditësh. Linja qe sjell ujin eshte shume e demtuar edhe riparimet jane bere nga vete fshataret pasi punonjesi i kesaj zone i ujesjellesit thote qe une e hap ujin, se cahet rruges se kam per detyre ta rregulloj njoftoni ata te elbasanit! Quhet Dash Coha. Edhe administratorja e kesaj komune Znj.Manjola e di shume mire situaten por nuk veprojne qe sot e shume vite sepse e njejta situate ka qene. E njoftojme per situaten s’kemi cfare te bejme thone ata te Elbasanit s’na marrin per baze shkoni ankohuni vet. Ju lutem publikojeni ishalla bashkia po na jep ndonje zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit