“Më shkatërroi jetën”, babai i 4 fëmijëve rrëfen kalvarin e tmerrshëm të vuajtjeve pasi mori vaksinën Pfizer

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.07.2025, 17:34

Dean Valentine, një burrë i shëndetshëm nga Essex, Angli, thotë se jeta e tij u përmbys plotësisht pasi mori vaksinën Pfizer kundër Covid-19 në dhjetor 2021. I martuar dhe baba i katër fëmijëve, ai pohon se pas vaksinës nisi të përjetonte simptoma të çuditshme dhe të rënda, përfshirë marramendje ekstreme, dridhje në gjithë trupin dhe dhimbje koke të përhershme.

Sot, në moshën 59-vjeçare, ai pretendon se ka shpenzuar mbi 100 mijë paund për të gjetur një kurë, nga trajtime private deri te dieta ekstreme dhe retreat-e shëndetësore, por pa sukses. "Nëse dikur isha 100% burrë, tani jam vetëm 10%. Jam një hije e vetes. Më ka shkatërruar", thotë ai për MailOnline.

Simptomat e para nisën vetëm disa ditë pas vaksinës, fillimisht me një shije të pazakontë në gojë dhe ndjesi të çuditshme në kokë. Më pas, gjatë një pushimi në prill 2022, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm: "Dielli dukej sikur po rrotullohej në qiell. Ishte e frikshme".

Sot, ai vuan nga marramendje të vazhdueshme, dhimbje koke 24/7, dhimbje shpine, probleme me veshkat, kriza abdominale dhe një ndjesi ankthi fizike të vazhdueshme.

Dean nuk kërkon dëmshpërblim, por apelon për krijimin e një rruge mjekësore për ata që, si ai, besojnë se janë dëmtuar nga vaksina: "Nuk dua para. Dua që sistemi mjekësor të mos na harrojë. Nuk jam kundër vaksinës, por ata që e morën në mirëbesim nuk mund të lihen pas dore".

Ndërkohë, një studim i Universitetit Yale ka identifikuar një gjendje të re të quajtur "sindroma post-vaksinale", e cila lidhet me vaksinën mRNA dhe përfshin mjegull në tru, marramendje, zhurmë në vesh dhe intolerancë ndaj ushtrimeve fizike. Ekspertët kërkojnë më shumë studime mbi këtë sindromë.

Pfizer ka reaguar duke thënë se siguria e pacientëve është prioritet dhe se raportimet për efekte anësore nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht shkakësi nga vaksina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit