Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.07.2025, 16:08

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas informacioneve të para, shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen e tij me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi A. S., 63 vjeç. Pas kësaj, kamioni është përfshirë edhe në një përplasje të dytë me automjetin e drejtuar nga shtetasi Gj. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. B. ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet, kanë pësuar dëmtime. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit