Qendra shëndetësore Nr. 2 Fier në kushte alarmante, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.07.2025, 15:55

Qytetarët që frekuentojnë Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Fier kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të kësaj strukture shëndetësore, duke shprehur shqetësimin e thellë për mungesën e kushteve minimale të higjienës dhe sigurisë.

Sipas një letre dërguar redaksisë sonë, qendra ndodhet në katin e tretë të një ndërtese pa ashensor, duke u bërë pothuajse e paarritshme për të moshuarit dhe pacientët me probleme të rënda shëndetësore. Shtimi i rrezikut për rrëzime dhe pamundësia për të marrë ndihmën mjekësore e bën këtë situatë edhe më të rëndë.

Përveç vendndodhjes së papërshtatshme, qendra përballet me mungesë higjiene, pajisje të dëmtuara, prani të lagështirës dhe mykut, si dhe ngrohje apo ftohje të pamjaftueshme. Qytetarët ndihen të neglizhuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të garantuar një shërbim shëndetësor dinjitoz dhe të sigurt.

Qytetari:

Pershendetje Joq Jam nje qytetar qe mare sherbim te Qendra Shendetesore numer 2 Fier ,po ju drejtohem me këtë letër për të shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për kushtet tejet të mjerueshme në të cilat ndodhet kjo qender. Kjo qendër, e cila duhet të jetë një vend ku qytetarët marrin ndihmë mjekësore bazë, ndodhet në kushte që nuk i përmbushin as standardet minimale të higjienës, sigurisë dhe shërbimit shëndetësor.Shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me gjendjen shumë të keqe dhe papërshtatshmërinë totale të qendrës shëndetësore të vendit tonë, e cila ndodhet aktualisht në katin e tretë të një ndërtese pa ashensor. Dua të theksoj se shumica e pacientëve që frekuentojnë këtë qendër janë persona të moshuar, me vështirësi në lëvizje, që shpesh vuajnë nga probleme shëndetësore serioze. Shkallët e shumta përbëjnë rrezik real për rrëzime dhe lëndime, si dhe krijojnë pamundësi për ta për të marrë ndihmën mjekësore që u nevojitet. Përveç papërshtatshmërisë së vendndodhjes, qendra përballet edhe me këto probleme serioze: • Mungesë e pastërtisë dhe higjienës si brenda ambienteve ashtu edhe jashtë tyre; • Paisje të dëmtuara ose jashtë funksionit • Lagështi dhe myk në mure, që përbëjnë rrezik për shëndetin e pacientëve dhe stafit; • Ngrohje apo ftohje të pamjaftueshme, sidomos në stinët ekstreme . Në këto kushte, ne qytetarët ndjehemi të braktisur dhe të neglizhuar nga institucionet që kanë për detyrë garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz.Ju kërkojmë me ngulm që të merrni masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen e kësaj qendre shëndetësore dhe për të na garantuar një kujdes shëndetësor minimal e të sigurt. Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe në pritje të një përgjigjeje pozitive dhe vepruese. Anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit