Një ditë më parë redaksia jonë denoncoi rastin e disa striptisteve që ushtronin profesionin e tyre në clubin “Dream Club” në qytetin e Lushnjes, të cilat nuk kishin marrë pagat nga pronarja e tyre Denada Meçe.
Kjo e fundit, pronarja e këtij klubi nate, është kthyer në simbolin e një realiteti të neveritshëm, ku punëtoret shfrytëzohen, nëpërkëmben dhe më pas kërcënohen nëse guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre më minimale, pagën për punën e bërë.
Në audioregjistrimet e publikuara një ditë më parë, dëgjohen përfaqësueset e clubit të cilat përdorin një fjalor banal dhe poshtërues ndaj punonjësve që kërkuan pagat e prapambetura! “Ti duhet me pas komunikim me i marr ato lek, jo me bo si b*** q***,” thonte njëra nga vajzat.
Por ajo që është edhe më tronditëse është fakti se sipas dëshmive të mbledhura, klubi nuk është vetëm një skenë striptizmi. Ajo që fshihet pas perdeve të “Dream Club” është një rrjet i shfrytëzimit seksual, ku vajzat jo vetëm punojnë pa pagesë, por detyrohen edhe të angazhohen në prostitucion nën urdhrat e pronares Denada Meçe, tashmë të identifikuar qartazi si tutore.
Sipas audiove të publikuara, striptistet tregojnë se brenda ambienteve të “Dream Club”, vazjat shfrytëzoheshin dhe për prostitucion. “Në videot që kam unë vërtetohet që ju bëni prostitucion aty. Do ta shikosh!”, thotë njëra nga denoncueset.
Dhe kur e vërteta del në dritë, Denada Meçe nuk kërkon të shfajësohet apo të sqarojë, por hidhet në sulm. Ajo nuk ngurron të kërcënojë gazetarët që kanë guxuar të publikojnë denoncimet. Në disa mesazhe të dërguara redaksisë sonë, Denada shfaqet me një fjalor vulgar, kërcënues dhe të mbushur me mllef.
“Jam zonja e clubit, kush je ti qe përmend emrin tim per dy b*shtra pabukse qe shker****** me lek, mashtrojn njerzit per Kice prost****** at robq**** tjetër. Do te gjej un ty o ku**, mos e hap o b* po dije se do ti shk*****j r*** ne angli,” shkruan tutorja Denada ndër shumë të tjera në mesazhet e saj.
Në një vend normal, Denada Meçe do të ishte sot nën hetim penal, klubi do ishte mbyllur dhe viktimat do të ishin të mbrojtura. Por në Shqipërinë reale, ajo vazhdon të operojë lirisht, të kërcënojë publikisht dhe të tallet me drejtësinë, sepse në këtë vend, “të fortët” me rrjete klienteliste dhe mbrojtje nga lart, janë mbi ligjin.
Ky nuk është më një lajm i zakonshëm për një shkelje të të drejtave të punonjësve. Ky është një apel i hapur për Prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut: a do të veproni, apo do të lejoni që tutorët të kërcënojnë publikisht dhe të vazhdojnë të pasurohen mbi gjakun dhe trupat e grave?
*Denada tutorja!