I njëjti avaz edhe sot: Grekët mbyllin doganën, askush s’njofton shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2025, 08:26

Edhe këtë të premte pika e kalimit kufitar të Qafë Botës është mbyllur pa asnjë njoftim.

Dhjetëra shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas, për të ardhur në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.

Në këto rrethana, shqiptarët duhet të bëjnë kilometra të tjera për t’iu afruar doganës më të afërt, duke shpenzuar kohë dhe mund.

JOQ ALBANIA ka mësuar se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.

Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët, kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit