Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana, përballë shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Trupi i viktimës ishte i dekompozuar dhe kundërmonte erë të rëndë, duke treguar se ajo kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.
Dyshohet se viktima jetonte e vetme në banesën e saj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila tha se bëhet fjalë për një grua rreth 80 vjeçe.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.