Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.07.2025, 09:15

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, anëtarët e të cilit u emëruan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 qershor 2025, ka mbajtur sot seancën konstituive.

Gjatë kësaj seance, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe me Rregulloren e punës së Agjencisë, u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetarja e Këshillit.

Kryetar u zgjodh Sasho Stefanovski, ndërsa zëvendëskryetare Zirieta Hajro Jajaga.

Përveç Stefanovskit dhe Jajagës, anëtarë të Këshillit janë edhe Afrona Verzivoli, Viktor Pavllovski, Gordana Majnova, Petar Xhurovski dhe Cvetanka Minovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit