Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka konfimuar se nuk raportohet për tw lënduar.
Ai tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit janë duke punuar intensivisht për të lokalizuar flakët.
“Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit,” ka deklaruar Borovci.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën përreth për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar ndërhyrjen e ekipeve emergjente.
“Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente“.