Në fshatin Dome të Hasit ka rënë zjarr masiv dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa mungon ndërhyrja e menjëhershme nga autoritetet lokale.
Një situatë e rrezikshme është duke ndodhur në fshatin Dome të Hasit, ku një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po përhapet me ritme alarmante. Banorët e zonës kanë ngritur alarmin pranë JOQ, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.
Sipas dëshmitarëve, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonat me bimësi të dendur dhe po kërcënojnë banesat pranë. Mungesa e mjeteve të ndërhyrjes dhe reagimi i ngadaltë nga shërbimet zjarrfikëse po e përkeqësojnë situatën.
Apel i fortë i banorëve është drejtuar institucioneve lokale dhe atyre të emergjencave, për të marrë masa të menjëhershme dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por rreziku mbetet i lartë.
"Përshëndetje JOQ, në fshatin Dome të Hasit ka rënë zjarr dhe po përhapet masivisht. Ju lutem autoriteteve lokale të marrin masa sa më parë. Shpresoj që ta shihni këtë lajmërim. Faleminderit."
Zjarri ka ndezur shqetësim edhe për dëmtimin e florës dhe faunës në zonë, duke krijuar një emergjencë mjedisore që kërkon vëmendje të posaçme. Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet shpejt, dëmet mund të jenë të parikuperueshme.
"Përballë fshatit Bardhoc ka rënë zjarr në mal," raportojnë banorët. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Banorët janë të shqetësuar, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet në zonat e banuara.
Në këtë situatë alarmante, qytetarët i bëjnë thirrje bashkisë së Hasit, Prefekturës së Kukësit dhe strukturave të Mbrojtjes Civile që të mobilizojnë forcat për të vënë nën kontroll zjarrin. Banorët kërkojnë gjithashtu përfshirjen e forcave të ushtrisë nëse nevojitet për të parandaluar një katastrofë të mundshme.
Shpresohet që apeli publik të marrë vëmendjen e duhur dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë për të shmangur një tragjedi të mundshme. Ndërkohë, komuniteti lokal qëndron në ankth dhe në gatishmëri për të mbrojtur banesat dhe jetën.