Qytetarët shqiptarë që aplikojnë për pasaporta në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel po përballen me radhë të gjata, mungesë organizimi dhe vonesa të pajustifikuara, pavarësisht se kanë rezervuar takime online. Të pranishmit raportojnë se oraret nuk respektohen, njerëzit futen pa radhë dhe ambienti është tej mase i zhurmshëm, për shkak të numrit të fëmijëve që presin me prindërit. Qytetari denoncues shkruan se situata bëhet dhe më stresuese kur dera e hyrjes mbyllet pa njoftim, ndërsa punonjësit largohen për pushime personale.
Sipas qytetarëve denoncues, mungesa e korrektësisë dhe kujdesit nga ana e stafit të ambasadës ka bërë që shumë qytetarë të humbasin takime të tjera të rëndësishme apo të detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në pritje. Ambasada e Shqipërisë në Bruksel me ambasador Ferit Hoxha duhet të reagojë menjëherë dhe të zgjidh problemin në fjalë në mënyrë që të garantohet një proces i drejtë dhe dinjitoz për çdo qytetar që kërkon dokumentacionin e nevojshëm.
Qytetari shkruan:
Pershendetje joq! Ndodhem ne ambasadën e Brukselit per nje aplikim pasaporte se me ka mbaruar, dhe kam mbi 40 min ketu dhe ka plote femije qe qajne dhe përveçse fusin njerzit pa rralle ke te ju doje qejfi dhe nuk respektojnë aspak oraret e takimeve qe kemi lene online i fut dhe nje te mbyllur deres kjo kryesorja këtu te dera e pare dhe del pi kafe dhe këtu e presin mbi 10 kalamaj plus prindërit qe janë me to. Kam shkuar ne mijëra institucione po si këtu kurre skam pa aq pa rregull janë. Nese janë kaq te lodhura nga puna këto dy zonjat qe rrinë ketu te japin dorëheqjen se nuk ja ka fajin populli qe vij per marre nje dokument dhe duhet humbin diten këtu e takimet qe kemi ne vende te tjera se nuk dine këto te jen korrekte ne pune.