Ura e fshatit Toskë Martalloz, bashkia Memaliaj, ndodhet në një gjendje të amortizuar, duke përbërë rrezik serioz për banorët që e përdorin çdo ditë. pavarësisht denoncimeve dhe shqetësimeve të përsëritura nga banorët, deri më tani, bashkia Memaliaj, me kryetar Albert Malaj nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për riparimin apo mirëmbajtjen e urës në fjalë.
"Përshëndetje! Kjo është gjendja e urës Tosk-Martalloz bashkia Memaliaj nuk ka marr asnjë masë për riparimin e saj. Ju lutem anonim", shkruan qytetari për redaksinë e JOQ Albania duke kërkuar ndërhyrje për të rikthyer në gjendje urën e fshatit Toskë Martalloz.
Ura është e dëmtuar rëndë nga faktorë atmosferikë dhe mungesa e mirëmbajtjes ndër vite. Çdo kalim mbi urë, është një rrezik potencial për jetën e qytetarëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që e përdorin për të shkuar në shkollë apo për nevoja të përditshme.
Banorët i bëjnë thirrje bashkisë Memaliaj dhe instancave përkatëse që të reagojnë sa më parë, për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e urës duke theksuar se siguria e banorëve nuk mund të lihet në harresë.