Elbasani i ndotur dhe pa ujë, Llatja fton në takim qytetarët e tij dhe nuk paraqitet vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2025, 12:30

Ditën e sotme, disa qytetarë të Elbasanit janë paraqitur në ambientet e bashkisë pasi u është premtuar një takim me kryetarin, Gledian Llatja në orën 10:00.

Megjithatë, deri tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues për t’u përgjigjur shqetësimeve të banorëve edhe pse prej disa orësh ata presin në këmbë për hallet e shqetësimet e tyre.

Ata thonë se në pikun e verës, qyteti po përballet me ndërprerje të ujit dhe ndotje masive nga djegia e mbeturinave në landfill. Por mungesa e informacionit dhe e përgjegjësisë nga institucionet ka krijuar shqetësim dhe pakënaqësi në komunitet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Jane te gjithe banoret e Elbasanit neper dyert e Bashkise per te bere takimin me kryetarin e bashkise. Pritja eshte ne oren 10 dhe akoma nuk ka ardhur njeri per te takuar banoret. I gjithe Elbasani eshte pa uje. Skemi uje per tu lare e per te pire. Asnje pergjigje nuk na japin. Ju lutem anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit