Vdes futbollisti i Liverpool

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.07.2025, 10:30

Raportimet e fundit nga mediat spanjolle dhe portugeze shkruajnë se sulmuesi i Liverpool dhe kombëtares portugeze, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në provincën Zamora, Spanjë, ditën e sotme.

28-vjeçari dhe po udhëtonte me vëllain e tij André, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në aksident, shkruan Cadenaser.

Ngjarja është lajm në zhvillim, ndërkohë që autoritetet vendase dhe shërbimet emergjente e kanë konfirmuar aksidentin, që ndodhi në mëngjesin e sotëm në autostradën A-52, kilometri 65, pranë Palacios de Sanabria.

Aksidenti përfundoi me dalje nga rruga të mjetit të futbollistit që përfundoi duke shpërthyer në flakë e duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit