Humbje tragjike për Liverpool-in: Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Spanjë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03.07.2025, 10:28

Mediat spanjolle raportojnë se futbollisti i Liverpool-it, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident automobilistik pranë Zamora-s, vetëm pak ditë pas dasmës së tij

Një lajm tronditës ka goditur botën e futbollit. Sulmuesi portugez i Liverpool-it, Diogo Jota, dyshohet se ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në Spanjë, sipas raportimeve nga media lokale.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin A52, në afërsi të Palacios de Sanabria, në rajonin e Zamora-s. Sipas burimeve, Jota ndodhej në automjet së bashku me vëllain e tij, Andre, kur makina ka dalë nga rruga.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat spanjolle, përfshirë gazetën sportive “Marca”, por ende nuk është pasqyruar zyrtarisht nga klubi i Liverpool-it apo autoritetet portugeze.

Diogo Jota kishte kaluar nga Wolverhampton-i te Liverpool-i në vitin 2020, për një shumë prej 41 milionë paundësh. Ai njihej për rendimentin e lartë si sulmues anësor dhe kishte fituar zemrat e tifozëve me lojën e tij dinamike.

Vetëm pak ditë më parë, Jota kishte kurorëzuar lidhjen me partneren e tij, Rute Cardoso. Çifti kishin tre fëmijë dhe kishin ndarë me ndjekësit momente të lumtura nga ceremonia martesore.

Tifozët dhe bota e sportit janë në pritje të një reagimi zyrtar, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhimbjeje dhe ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e lojtarit. I vëllai Andre Jota, ka ndërruar gjithashtu jetë në aksident.

Ky është një zhvillim në vijim dhe pritet që orët në vijim të sjellin më shumë informacion mbi rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e saktë të personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit