Grekët mbyllin doganën e Qafë Botës, qindra shqiptarë kthehen mbrapsht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2025, 10:10

Pika kufitare Qafë Botë është mbyllur sot pa asnjë paralajmërim nga pala greke që prej orës 06:00 të mëngjesit.

Autoritetet greke nuk po lejojnë kalimin e makinave shqiptare në doganë, duke krijuar një situatë të vështirë për udhëtarët dhe transportuesit që po presin në radhë.

Mbi 100 makina janë bllokuar në kufi dhe shumë prej tyre janë detyruar të kthehen mbrapsht, pasi nuk ka shenja që dogana do të hapet gjatë ditës.

Shqiptarët raportojnë mungesë informacioni dhe situatë të tensionuar në pikën kufitare pasi as autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë njoftim për këtë bllokim të papritur dhe në mes të sezonit turistik.

Denoncimi 1:

Sot, më 3 Korrik 2025, pika kufitare Qafë Botë është e mbyllur nga pala greke që prej orës 06:00 të mëngjesit. Nuk lejohet kalimi në doganë nga pala greke. Këshillohet të përdoren pika të tjera kufitare deri në një njoftim të dytë.

Denoncimi 2:

Pershendetje a mund te beni nje njoftim se kan ngel njerezit ne dogane ne Qafbote.E ka mbyll greku thone e kane ngel njerezit detyrohen kthehen mbrapsht.

Denoncimi 3:

Pershendetje, Dogana e Qafe Botes eshte e mbyllur pa asnje njoftim, dhe thone qe nuk do hapet fare sot. Mbi 100 makina i kthyen. Te lutem shperndaje lajmin se ndoshta ndihmon dike mos te beje rruge kot.

Denoncimi 4:

Ka mbyll doganen greku ketu ne konispol dhe nuk lejon asnje makine shqiptare te kaloje. 100 makina ne doganen e qaf botes. Dhe greku e ka mbyll fare doganen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit