Refuzimi i presidentit: Haga s’e do Thaçin, nuk ia ndan akuzat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2025, 23:27

Tre anëtarë të ekipit mbrojtës nga gjykimi për krime lufte e krime kundër njerëzimit kanë nisur prej kohësh të merren me rastin e tentim-pengimit të drejtësisë.

Për këtë të fundit, dy nga ta po punojnë falas për Hashim Thaçin.

Mungesa e mjeteve financiare është vetëm njëra prej arsyeve pse ish-presidenti i kërkoi Gjykatës që procedura ndaj tij për aktakuzën e dytë të veçohet nga katër të bashkë-akuzuarit.

Mbingarkesa me dy gjykime njëkohësisht, gjatë vjeshtës është tjetri shkak.

Por, kjo iu refuzua. Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot nuk mendon njësoj si avokatët, se Thaçit mund t’i rëndohet situata në vjeshtë me paraqitjen e dëshmitarëve të mbrojtjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit